Jasir Asani tjetër gol me Esteghlal në Iran, Silvinjo do të zbulojë listën e Kombëtares më 7 nëntor

Jasir Asani tjetër gol me Esteghlal në Iran, Silvinjo do të zbulojë listën e Kombëtares më 7 nëntor

Adriatik BALLA Përfaqësuesja do të kthehet të mesin e nëntorit për duelet e radhës në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës, ku do ta mbyllë këtë edicion eliminator me duelet ndaj Andorrës dhe Anglisë, dy ndeshje vendimtare për objektivat që ka skuadra kuqezi, objektiva që lidhen me një kualifikim të mundshëm në Botërorin e SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë. Situata duket në favor të ekipit tonë,q ë ndodhet në vend të dytë, me 11 pikë, një më shumë se Serbia e vendit të tretë dhe me të cilën e kemi duelin për këtë pozicion. Siç dihet, Anglia e ka siguruar kualifikimin si vend i parë pasi ka 18 pikë të plota pas 6 ndeshjesh të luajtura. Natyrisht, dueli me Andorrën shihet delikat, pasi në atë...