Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Enkileda Carja nderon Shqipërinë në Europianin e Peshëngritjes, 3 medalje ari e rekorde
Adriatik BALLA Peshëngritja shqiptare regjistroi dje një triumf të madh në garat e Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të rinj dhe deri në moshën 23 vjeç. Ishte një ditë e madhe për shtangën tonë, pasi sportistja Enkileda Carja, që ka një progres të madh gjatë këtyre viteve, dominoi garën në peshën deri në 63 kg dhe siguroi një fitore të madhe treplanëshe, pasi mori medalje të aftë në çdo stil pra tri medalje ari në total, duke bërë që të valëvitet krenar flamuri shqiptar në pallatin e sportit në Durrës. siç dihet Europiani i këtij viti për të rinte dhe U23 zhvillohet në vendin tonë dhe kjo ia rrit vlerat fitores së sportistes Enkileda Carja. Ajo që e bën akoma më tërheqës suksesin është se...