Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kilian Mbape fiton “Këpucën e Artë”europiane, por mbetet larg Mesit e Ronaldos
Adriatik BALLA Kilian Mbape arrin një tjetër sukses në futbollin evropian. Ai e ka fituar për herë të parë çmimin “Këpuca e Artë”. Mbape kishte më së shumti gola në kontinent në edicionin 2024/25. Sulmuesi francez pati kampanjë të veçantë duke i kaluar rivalët me 31 gola në 34 ndeshje të ligës. Në renditjen përfundimtare, ai pati 62 pikë. Mbape u shfaq shumë i emocionuar pasi e pranoi çmimin prestigjioz. “Fillimisht dua t’i falënderoj bashkëlojtarët. Këtë vit kemi grup të jashtëzakonshëm. Çmimet kolektive janë më të rëndësishmet”, tha Mbape. Çmimi “Këpuca e Artë” ka rëndësi të veçantë për Mbape, pasi ai e arriti këtë sukses në edicionin e parë me Real Madridin. “Të luash për Real Madridin është ëndërr”, shtoi Mbape, që më herët e...