Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Humbi ndjenjat në fushë, reagon futbollisti: Gjendja ime…
Futbollisti i Kombëtares së Marokos, Bilal Nadir ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore përmes rrjeteve sociale. Pjesë e francezëve të Marsejës, Nadir i panikosi të gjithë në ndeshjen e fundit.Ai ra pa ndjenja në fushë, kurse ndërhyrja e shpejt e stafit mjekësor i ndihmoi lojtarit për të mos i ndodhur më e keqja. Në rrjetet sociale, Nadir tregon se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. “Përshëndetje të gjithëve. Gjendja ime është stabile. Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse. Jam jashtë rrezikut dhe po përmirësohem falë Zotit”, u shpreh lojtari.