Enkileda Carja dominon në pedanë, i dhuron Shqipërisë 3 medalje të arta europiane në peshën 63kg

Enkileda Carja dominon në pedanë, i dhuron Shqipërisë 3 medalje të arta europiane në peshën 63kg

31 Tetor 2025 20:20 Telesport Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja është shpallur sot kampione e Europës në peshën 63kg, të kategorisë junior. Një rezultat i jashtëzakonshëm i shtangistes kuqezi, që në pedanën e Durrësit shkëlqeu sërish me paraqitjen e saj. Shtangistja shqiptare i realizoi me sukses të gjashtë provat e saj në këtë turne, duke dominuar në të dyja kategoritë, ku ishte absolute. Për pasojë, ajo mori 3 medalje të arta dhe vendosi rekorde të reja europiane në të dyja kategoritë. Në shkëputje, Carja realizoi me sukses të trija provat, duke ngritur 95kg, 96kg dhe në fund 98kg. E njëjta situatë edhe në stilin e shtytjes, ku peshëngritësja shqiptar dominoi, pasi ishte e suksesshme në të trija provat me 113kg, 116kg e në fund me 118kg....