Burimi: 
								Telesport.al
								
							 
                                
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Kur Fatos Nano shpërblente kombëtaren me 500 mijë dollarë për fitoren kundër Greqisë
                            31 Tetor 2025 17:07 Telesport Një ditë përpara fitores historike 2-1 të Kombëtares shqiptare kundër Greqisë më 4 shtator 2004 në “Qemal Stafa”, kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, premtoi se në rast suksesi ekipi do merrte 500 mijë dollarë shpërblim. Nano e ndoqi takimin nga tribuna VIP e stadiumit në Tiranë dhe menjëherë pas ndeshjes mbajti fjalën duke akorduar shpërblimin që kishte premtuar në takimin me ekipin. Sot, më 31 tetor 2025 ish-kryeministri i Shqipërisë mbylli sytë përgjithmonë në moshën 73-vjeçare.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   