Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Seanca për Veliajn/ Përfaqësusi i Presidentit në Kushtetuese: I lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ, kjo është rrëshqitje
Këshilltari juridik i Presidentit, Bajram Begaj, Ilir Rusmaili, ka deklaruar se dekreti për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Tiranës, ka qenë dhe mbetet kushtetues, duke argumentuar se Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, që janë ende në fuqi, e bëjnë atë të tillë. Ai shtoi se shqyrtimi i një akti administrativ nga Gjykata Kushtetuese mund të krijojë një precedent të rrezikshëm. Rusmali nënvizoi se, edhe pse Gjykata ka lejuar vetes shqyrtimin e një akti administrativ, ajo duhet të ruajë mekanizmat mbrojtës për të mos rrëshqitur përtej kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta. “Por ju që i lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ keni gjetur edhe mekanizmat mbrojtës nga kjo rrëshqitje. Fakt është që ju në fund të...