Burimi: 
								Telesport.al
								
							 
                                
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Real Madrid ‘gozhdon’ Endrick: Do të huazohesh? Plotëso 3 kushte ose…
                            31 Tetor 2025 14:24 Telesport I vetëdijshëm se nuk ka shans të bëhet protagonist në Bernabeu, Endrick ka vendosur të huazohet në merkaton e janarit në një skuadër që i jep minuta. Objektivi është i qartë: sulmuesi do të luajë në Botëror. Kjo nuk do të jetë e lehtë, sepse Real Madrid ka vendosur 3 kushte për lëvizjen e tij në janar. Së pari, klubi i interesuar duhet të paguajë një tarifë huazimi. Së dyti, duhet të mbulojë tërësisht pagën e lojtarit. Së treti, duhet të paraqesë një plan të qartë zhvillimi sportiv për lojtarin. Sipas të gjitha gjasave, Endrick do të transferohet në Ligue 1, ku e presin disa skuadra me projekte entuziaste për rritjen e tij.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   