Szczesny tregon kontaktin më të famshëm në celular: Cristiano Ronaldo, por më thonë të mos e telefonoj…

Szczesny tregon kontaktin më të famshëm në celular: Cristiano Ronaldo, por më thonë të mos e telefonoj…

31 Tetor 2025 14:11 Alfred Lleshi Wojciech Szczesny, portieri polak i Barcelonës, ka treguar edhe një herë anën e tij ironike gjatë një interviste për kanalet zyrtare të klubit katalanas. I pyetur se cili është emri më i famshëm në listën e kontakteve të tij, ai është përgjigjur pa shumë hezitim: “Cristiano Ronaldo”. Megjithatë, ka shtuar me humor: “Mund ta telefonoj, por është një ide shumë e keqe. Shpresoj të mos përgjigjet”. Kjo ka shkaktuar të qeshura në studio. Gazetarët e kanë këshilluar të mos e bëjë telefonatën, edhe Szczesny është pajtuar: “Jam dakord, mos ta telefonojmë, s’është e nevojshme”. Szczesny dhe Ronaldo kanë qenë shokë skuadre te Juventusi për tri sezone (2018–2021), pas një njohjeje të hershme në Premier League. Marrëdhënia mes tyre mbetet...