Burimi: 
								Telesport.al
								
							 
                                
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Real Madrid e ka vendosur: Duam talentin e madh gjerman për të ardhmen
                            31 Tetor 2025 14:12 Telesport Defensa Central raporton se Real Madrid ka një objektiv të ri për të ardhmen. Ai quhet Lennart Karl. Sulmuesi gjerman i ka shtangur të gjithë me performancat e tij këtë sezon. Ai luan te Bayern dhe është vetëm 17 vjeç. Dy golat e tij të fundit në javën e kaluar tregojnë se po flasim për një fenomen të ri. Drejtuesit e klubit madrilen mendojnë se Karl është talenti më i madh i futbollit europian dhe duhet investuar fuqimisht. Edhe pse Xabi Alonso ka talente si Arda Guler dhe Mastantuono, në Madrid nuk ngopen. Karl është e ardhmja. Real Madrid është gati të investojë një shifër të majme për gjermanin, por a do të pranojë Bayern?
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   