E PLOTË / “Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi”, Veliaj në Kushtetuese: S’kam kryer asnjë shkelje, vota që më zgjodhi më e fortë se kulisa politike

E PLOTË / “Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi”, Veliaj në Kushtetuese: S’kam kryer asnjë shkelje, vota që më zgjodhi më e fortë se kulisa politike

Nga Erion Veliaj  E nderuar Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Edhe pse e di mirë se kjo është e drejta ime kushtetuese, dua t’ju falenderoj me respekt që më keni dhënë mundësinë të jem sot i pranishëm, për të ushtruar të drejtën time, për t’u dëgjuar para Jush dhe para gjithë shqiptarëve. Beteja ime për t’u dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese, për të dëgjuar se çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra, ku më kanë zgjedhur qytetarët, dhe jam mbyllur në një qeli me regjim burgosjeje më të rëndë se vrasësit serialë. Kam përjetuar një periudhë të gjatë, të mbushur me shkelje të të drejtave të mia themelore si qytetar i kësaj Republike, por...