Tifozët e Napolit shpë*thejnë kundër Spallettit: Burrë i paskrupullt, fati i paskrupullt

Tifozët e Napolit shpë*thejnë kundër Spallettit: Burrë i paskrupullt, fati i paskrupullt

31 Tetor 2025 11:42 Alfred Lleshi Vendimi i Luciano Spalletti për t’u rikthyer në Torino te Juventusi ka ndezur polemika, sidomos në Napoli, ku trajneri u bë idhull pas fitimit të titullit të tretë historik për klubin axurr. Pas kritikave në rrjetet sociale, zemërimi i tifozëve shpërtheu me një veprim publik. Mbrëmë, në Ponte della Sanità, u vendos një banderolë me ofendime të rënda ndaj Spallettit. Mesazhi shprehte ndjenjën e tradhtisë: “Burrë i paskrupullt, fat i paskrupullt”! Grupi “Anima Azzurra” e shoqëroi banderolën me një postim në Instagram: “I paskrupullt, sepse je i rremë, i paskrupullt sepse je tradhtar. I paskrupullt sepse as ti nuk e kuptove gjithë dashurinë tonë”. Ngjarja tregon zhgënjimin dhe zemërimin e madh të tifozëve të Napolit për zgjedhjen e Spallettit...