Sot Halloween, si lindi kjo festë dhe kur u përhap në Shqipëri

Sot Halloween, si lindi kjo festë dhe kur u përhap në Shqipëri

Sot festohet Halloween, nata e shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, hije dhe kostume të çuditshme janë pjesë e dekorit, ndërsa festimi po përhapet gjithnjë e më shumë edhe në Shqipëri, kryesisht mes të rinjve. Në botë, kjo ditë shndërrohet shpesh edhe në një garë midis VIP-ave për kostumin më të veçantë. Çfarë është Halloween? Emri “Halloween” rrjedh nga All Hallows’ Eve, ose mbrëmja para Ditës së të Gjithë Shenjtorëve, një festë me origjinë të lashtë irlandeze. Festimi mbërriti në Shtetet e Bashkuara me emigrantët irlandezë dhe sot ka pësuar transformime të mëdha. Nata e 31 tetorit shënon fundin e vitit kelit dhe besohet se në këtë natë shpirtrat...