FOTO/ Spalletti i “dorëzohet” Juve, kontratë pa kushte dhe Yildiz në qendër të projektit

FOTO/ Spalletti i “dorëzohet” Juve, kontratë pa kushte dhe Yildiz në qendër të projektit

Spalletti-Juve nuk ishte një dashuri me shikim të parë, as një martesë pa kushte, përkundrazi, më shumë duket si një zgjedhje e kushtëzuar, e domosdoshme, për të dy palët, kjo kuptohet qartë edhe nga kontrata që ish tekniku “azzurr” ka firmosur me “Zonjën e Vjetër”. Ndryshe nga se flitej fillimisht, Spalletti ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2026, por nuk ka një klauzolë që sjell rinovimin automatik në rast kualifikimi për në Champions. Në fund të këtij sezoni do të jetë sërish Juve që ka në dorë, të rinovojë apo jo me Spallettin. Ishte thuajse e pamundur, që Juve që gjente një trajner të këtij kalibri që të pranonte një kontratë të tillë, deri në fund të sezonit dhe 3 milionë euro pagë,...