Një vit në krye të United, flet Amorim: Udhëtim i vështirë, një nder por kam kaluar momente të këqija e mësuar shumë

Një vit në krye të United, flet Amorim: Udhëtim i vështirë, një nder por kam kaluar momente të këqija e mësuar shumë

31 Tetor 2025 10:53 Telesport Rezultatet e fundit në Premier League kanë rikthyer buzëqeshjen te Manchester United, që ka fituar 3 takimet e fundit. Në prag të ndeshjes që “djatë e kuq” do të luajnë ndaj Nottingham Forest, ka folur për mediat trajneri Ruben Amorim. Ai po bën gati një vit në detyrë dhe në pak fjalë ka përmbledhur punën e tij në këtë periudhë. “Ishte një udhëtim, një udhëtim i madh. Ishte i vështirë. Vërtet i vështirë. Kam kaluar momente të mira, momente të këqija”, tha Amorim. “Mësova shumë gjatë këtij viti, kjo është vërtet e rëndësishme. Mësova se edhe në momentet e mia më të këqija mund të qëndroj me atë që besoj dhe kjo është një gjë e mirë për këdo që...