Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Të gjithë e ëndërrojnë një punë te Ferrari, por kur vjen këtu kupton presionin dhe stimulin”
Kur Frederic Vasseur kaloi për herë të parë portat e Maranello, më 9 janar 2023, si drejtor i ekipit Ferrari, ai nuk kishte asnjë ide se çfarë do të thoshte të ishe në krye të ekipit më të dashur në botë. “Kur fillova në Formula 1, nuk ëndërroja për Ferrari. Fuqinë e markës e ndjen vetëm kur hyn në Ferrari. Kur je jashtë, është pak më ndryshe. Kur je brenda kompanisë, është një ndjenjë super pozitive. Herën e parë që mbërrin në portë dhe gjen tifozët jashtë që nga mëngjesi, është diçka super e çuditshme”, tha Vasseur. Sigurisht një botë e ndryshme nga ekipet Renault dhe Sauber që ai kishte drejtuar deri atëherë. “Në 10 vitet e mëparshme në Formula 1, pashë më pak tifozë...