Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            BIRN: ‘Në gojën e ujkut!’/ Sfidat e angazhimit të të rinjve në politikën shqiptare
                            Tea Islamaj ishte vetëm 14 vjeç kur u angazhua për herë të parë në politikë me ambicie të mëdha. Ishte viti 2013, kohë kur Lëvizja Socialiste për Integrim sapo ishte rikonfirmuar në pushtet në koalicion me Partinë Socialiste dhe forumi i saj rinor shihej si një trampolinë e shpejtë për karrierë politike dhe administrative në Shqipëri. Tea u angazhua fillimisht si koordinatore gjimnazi për Lëvizjen Rinore për Integrim, LRI, dhe, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, e pa emrin në listën e kandidatëve për deputetë. Por katër vite më pas, ajo vendosi të tërhiqej nga politika. “Kishte shumë bërryla dhe nuk dije nga t’i prisje,” kujton Tea, sot 27 vjeç dhe gazetare në profesion. “Ti rritesh në gojën e ujkut gjatë gjithë kohës,” shtoi ajo,...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                            