Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Shfaqet i buzëqeshur/ La qelinë për herë të parë nga 10 shkurti, Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese
                            Erion Veliaj ka lënë sot qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Ai u nis nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e paraburgimit në Durrës pak para orës 9 të mëngjesit.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                            