Burimi: 
								Standard.al
								
							 
                                
                                    Foto © Standard.al                                
                            Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!
                            Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre! Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka mohuar të drejtën kushtetuese të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare. Ai u shpreh se kjo ka ndodhur pavarësisht vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që e konsiderojnë të pakushtëzuar këtë të drejtë. Berisha theksoi kërkesën e opozitës për dy komisione, përfshirë hetimin e skandalit të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së, McGonigal, ku sipas tij përfshihet direkt edhe kryeministri Edi Rama për çështje korrupsioni dhe veprimtari të dyshimta. Kryetari i PD-së akuzoi qeverinë se po pengon hetimin e zgjedhjeve të 11 majit, që sipas opozitës janë zhvlerësuar nga shkeljet masive të ligjit dhe...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                       