Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Restaurohet portreti i parë i Kadaresë, vepër e piktorit Vilson Kilica dhe besohet se është realizuar në 1958
Portreti i parë kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare është restauruar. Vepra është pjesë e fondit të Shtëpisë Studio Kadare dhe më parë për të ka nisur edhe një proces studimi. Në lidhje me restaurimin e veprës një aktivitet do të zhvillohet më 4 nëntor në Shtëpinë Studio Kadare. Anisa Ymeri drejtoreshë e Shtëpisë Studio Kadare shprehet se portreti ishte në gjendje shumë të dëmtuar dhe nuk ishte identifikuar autori i saj, pasi nuk ishte e nënshkruar. “Në muajin janar 2025, nisi një proces studimi për identifikim e autorit të saj dhe sidomos restaurimit, pasi piktura ishte në prag të shkatërrimit të plotë”, shprehet Ymeri drejtoreshë e Shtëpisë Studio Kadare. Në një njoftim për aktivitetin, ajo bën me dije se restaurimi u krye nga Olsi Laska, specialist...