Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Aeroporti i Vlorës drejt sekuestrimit? Ja ç’thotë Klodiana Lala
                            Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për konfliktin për aksionet mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, u shpreh në një emision televiziv se nëse zbulohen shkelje shteti ka të drejtë ta sekuestrojë aeroportin. “Valon Ademi që është pronar i “2A Group”, i është drejtuar prokurorisë me kallëzim penal për Behgjet Pacollin, vëllain e tij dhe ish-administratorin. Prokuroria ka çelur hetim. Gjatë kësaj kohe, rreth dy muaj, prokurorët kanë pyetur Valon Ademin, vëllain e Pacollit, Nelson Çelën, ish-admininstratorin edhe Valon Llukën po ashtu ish-administrator. Prokuroria e Tiranës ka person nën hetim, Nelson Celën, ish-administrator i “Mabco”. Nelson Çela është nën hetim për ndërhyrje të paautorizuar në të dhënat kompjuterike, pasi pretendojnë prokurorët se ka ndryshuar të dhënat jo në favor të 2A...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   