Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në Syri tv, ka folur në lidhje me hetimin që SPAK po zhvillon ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Balluku përfaqëson aktualisht “hallin më të madh” të Edi Ramës. “Edi Rama ka një problem shumë të madh, me atë se çfarë do të ndodhë me zëvendësen e tij. Nëse shikoni historinë e të gjithë figurave të larta të PS që kanë rënë në rrjetën e SPAK, janë hetuar apo dënuar, përgjithësisht ishin njerëz që Rama u kishte bërë një largim paraprakisht. Erion Veliajn kishte nisur ta distanconte prej 1 viti. Me Arben Ahmetajn kishte konflikt të hapur dhe i ndërseu vetë prokurorët. Në raport me Ballukun ka një siklet...