Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							 
                                
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            “Mendon se është Guardiola”/ Lojtarët e Realit nuk e duan disiplinën, lodhen nga rregullat e Xabi Alonsos
                            Xabi Alonso ka vendosur të drejtojë me dorë të hekurt të Reali i Madridit. Trajneri spanjoll kërkon disiplinë dhe stërvitje më intensive, si dhe i ka kushtuar një vëmendje të madhe edhe video-analizave e anës taktike. Shkak është bërë fakti se ka vënë re zakone të këqija në ekip. Megjithatë rregulli i tij është pritur mirë nga lojtarët. “The Athletic” zbulon se yjet e Realit janë të pakënaqur me këtë disiplinë të hekurt, teksa kërkojnë të kenë më tepër lirshmëri. Madje media në fjalë bën me dije se enturazhi i një prej futbollistëve kyç të ekipit është shprehur: “Mendon se është Guardiola, por është thjesht Xabi Alonso”. /Sport Ekspres/
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   