Arteta ëndërron të nënshkruajë me yllin e PSG-së, francezët duan 50 milionë euro

Arteta ëndërron të nënshkruajë me yllin e PSG-së, francezët duan 50 milionë euro

30 Tetor 2025 22:10 Telesport Fabian Ruiz mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e PSG-së. Kontrata e mesfushorit spanjoll me parizienët skadon në vitin 2027, ndaj për të mos e humbur atë si lojtar të lirë, PSG është e gatshme të lejojë largimin e Ruiz që në verën e ardhshme. Për spanjollin ka një interes të madh nga Arsenal. Mikel Arteta e pëlqen shumë Ruiz për vizionin e tij, pasimet e sakta dhe aftësinë për të thyer aksionet e kundërshtarëve. “Topçinjtë” duan të përsërisin sukseisn me dy spanjollët e tjerë Mikel Merino dhe Martin Zubimendi. Në anën tjetër, duke qenë se lojtari ka dhe vetëm një vit kontratë, parizienët duan 50 milionë euro, sipas raporteve të fundit nga mediet franceze. Transferimi...