Transferimi i bujshëm i Juventusit drejt largimit, destinacioni i ri mund të jetë Bayern ose Tottenham

Transferimi i bujshëm i Juventusit drejt largimit, destinacioni i ri mund të jetë Bayern ose Tottenham

30 Tetor 2025 20:39 Telesport Jonathan David u transferua te Juventus si lojtar i lirë gjatë verës së fundit, por përshtatja e kanadezit në Serie A po rezulton më e ngadaltë nga sa pritej. Në 11 ndeshje këtë sezon, David ka shënuar vetëm 1 gol. Duke parë ecurinë e tij jo të mirë në Serie A, sulmuesi kanadez mund të largohet vetëm pas një sezoni te bardhezinjtë. Mediet italiane raportojnë se Bayern Munich dhe Tottenham po ndjekin me kujdes situatën dhe mund të provojnë transferimin e tij gjatë verës së ardhshme. Duke qenë se nuk pagoi asgjë për kartonin e tij, Juventus mund ta “përdorë” rastin e Jonathan David si një mundësi e mirë biznesi. Vlera e 25-vjeçarit në treg llogaritet te 45 milionë euro,...