Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
SPAK ngushton rrethin për “21 Janarin”/ Petraj bën deklaratën e fortë: Pas Bashës pritet të thirren Berisha dhe…
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur sot, më 30 tetor, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me dosjen e “21 Janarit”. Hetimet për ngjarjen e rëndë të vitit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues përpara Kryeministrisë, duket se po hyjnë në një fazë të re, ku pritet të merren në pyetje disa nga figurat kryesore të qeverisë së asaj kohe. Avokati Edmond Petraj, në një intervistë televizive, deklaroi se pas Bashës, në SPAK pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta. Sipas tij, Basha, në rolin e ministrit të Brendshëm në atë periudhë, mban përgjegjësi direkte për zinxhirin komandues të ngjarjes tragjike, ndërsa Berisha do të duhet të përballet me drejtësinë “si...