Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Erion Braçe “del” nga grupi i socialistëve, i bashkohet protestës së minatorëve para Parlamentit: Të drejtat tuaja janë themelore
Socialisti Erion Braçe është i vetmi i cili është bashkuar sot me minatorët e Spaçit në protestën para Parlamentit. Erion Braçe u shpreh në protestë se ministria përgjegjëse duhet të detyrojë kompanitë që të pranojnë kërkesat e minatorëve. “Ministria e Punës duhet të bëjë atë që i ngarkon ligji: jo të zbusë situatën, por të garantojë zbatimin e Kushtetutës nga kontraktori i shtetit shqiptar për shfrytëzimin e vendburimit. Pra, duhet të detyrojë kompaninë të njohë sindikatën tuaj dhe përmes saj t’i përfaqësoheni për të gjitha të drejtat tuaja. Kjo është themelore”-tha Braçe. Kërkesa e minatorëve është njohja e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte paga të drejta dhe kushte të sigurta pune. Mes kërkesave është ajo e njohjes së statusit të minatorit. “Kërkojmë...