Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Mario Mitaj i lë të gjithë pa fjalë! Conceicao e ktheu sulmues, shihni çfarë bëri ndaj Kristiano Ronaldos (VIDEO)
Mario Mitaj ka lënë pas periudhën e vështirë te Al Ittihad dhe është rikthyer sërish në formën më të mirë të mundshme. Me francezin Blanc, mbrojtësi shqiptar po ngelte jashtë në kohët e fundit për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve të huaj në ekip. Duke parë yjet e ndryshme që vinin nga Premier League dhe Europa, për shkak të CV së tyre, Mitaj ishte më lehtë i sakrifikuari. Por me ardhjen e Conceicao-s te Al Ittihad, ish-trajnerit të Milanit, Mitaj është rikthyer në nivelet më të larta të futbollit. Të gjithë te Al Ittihad kanë përgëzuar super performancën e Mitajt në fitoren 1-2 të Al Ittihad ndaj Al Nasr në transfertë. Kundër Al Nassr të Sadio Mane, Kristiano Ronaldo, Joao Felix dhe Kingsley...