Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
ALBSIG Jetë në krye të tregut të sigurimeve të jetës për 9-mujorin 2025
ALBSIG Jetë ka mbyllur nëntëmujorin e parë të vitit 2025 me një performancë të jashtëzakonshme, duke u renditur në vend të parë në tregun e sigurimeve të jetës me një pjesë tregu prej 38.09%, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Kompania ka regjistruar prime të shkruara bruto prej 636 milionë lekësh, me një rritje vjetore prej 76%, duke konfirmuar pozicionin e saj si lider në një treg që po zgjerohet me ritme të shpejta. Në segmentin më të madh të tregut – sigurimin e jetës së debitorit, që përbën pjesën kryesore të produkteve të sigurimeve të jetës në Shqipëri – ALBSIG Jetë mban vendin e parë me 44.61% të tregut, duke shënuar një rritje mbresëlënëse prej 96% krahasuar me vitin...