Kreu i KLSH plas “bombën”, akuzon Edi Ramën se ka terrorizuar audituesit, miliona euro grabitje me koncesionet

Kreu i KLSH plas “bombën”, akuzon Edi Ramën se ka terrorizuar audituesit, miliona euro grabitje me koncesionet

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, ka bërë dje një deklaratë të fortë (bombë) në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, duke zbuluar se një nga punonjësit e institucionit që ai drejton ishte përballur me frikë pas një auditimi të lidhur me kryeministrin. Shehu theksoi se për natyrën e punës që bën KLSH, mbështetja ndërkombëtare është thelbësore për të garantuar integritetin dhe pavarësinë e auditimeve. “Kur e kam marrë detyrën, jam hasur që në momentet e para me shqetësimin e një audituesi për punën audituese. Ka qenë pjesë e stafit auditues në Ministrinë e Jashtme, që në atë periudhë drejtohej nga zv/ministri z. Gent Caka. Ai më ka shprehur pamundësinë për të adresuar gjetjet dhe konstatimet tek ministri. Më pas më tha se...