Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Telashe për Barcelona, humbet për 3 javë mesfushorin pas dëmtimit në El Clasico
30 Tetor 2025 8:51 Telesport Përveç humbjes në “El Clasico” kundër Real Madrid, ka edhe një tjetër lajm të keq për Barcelonën: Pedri, i ndëshkuar me karton të kuq në “Santiago Benabeu” do të mungojë për shkak të një dëmtimi në kofshë. Klubi “blaugrana” do të jetë pa mesfushorin spanjoll deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar. Pra, Pedri do të mungojë deri në mes të nëntorit. Qëllimi i stafit mjekësor është që Pedri të jetë përsëri i disponueshëm për ndeshjet e dyfishta midis La Liga dhe Champions League në fund të nëntorit, kundër Atlético Bilbao dhe Chelsea. Gjithsesi, mungesa e tij për 2-3 javë do të jetë e rëndësishme, pasi trajneri Hansi Flick humbet një nga lojtarët kryesorë të mesfushës dhe jo vetëm.