BAYERN MUNICH: Thjesht makinë perfekte aktualisht. Kampionat, Champions apo Kupë, verdikti final nuk ndryshon. Rekord i ri Europian

BAYERN MUNICH: Thjesht makinë perfekte aktualisht. Kampionat, Champions apo Kupë, verdikti final nuk ndryshon. Rekord i ri Europian

Bayern Munich nuk ndalet dhe makina perfekte ka arritur te 14 ndeshje radhazi me fitore në të gjitha kompeticionet. Skuadra e Kompany dominon në Bundesliga, në Kupë dhe në Champions League. Kampionët e Gjermanisë kanë siguruar kalimin në rundin tjetër të Kupës së Gjermanisë pas një fitoreje të qartë 4-1 ndaj 1. FC Köln. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë intensive, ku Bayern tregoi superioritetin e tij, megjithëse Köln e nisi për mirë sfidën. FC Köln kaloi në epërsi prej 1-0 në minutën e 31’ me një goditje me kokë të Ragnar Ache pas një krosi të saktë nga Isak Johannesson. Bayern reagoi shpejt, ku në minutën e 36’, Luis Diaz shënoi golin e barazimit 1-1. Vetëm dy minuta më vonë, Harry Kane kaloi bavarezët...