Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Zhegrova qendron në stol edhe pas largimit të trajnerit, Juventusi rikthehet te fitorja
Juventusi është rikthyer te fitorja pas largimit të trajnerit Igor Tudor. Bardhezinjtë kanë mposhtur sot Udinezen me rezultatin 3-1. Dushan Vlahoviçi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 5 të takimit, kur shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Xanioloja barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, por Federiko Gati riktheu sërish epërsinë për Juventusin në minutën e 67. Ndërkohë në minutën e 6 të shtesës ishte Kenan Jëlldizi ai që nga 11 metrat vulosi shifrat përfundimtare në 3-1. Kjo ishte fitorja e parë e bardhezinjve pas 8 ndeshjeve radhazi pa fitore. Pavarësisht largimit të Tudorit, as në këtë përballje nuk pati asnjë minutë për Edon Zhegrovën./Sport Ekspres/