Barcelona do të luajë ndeshje në Peru në dhjetor, katalanasit do të fitojnë 8 milionë euro për një ndeshje

Barcelona do të luajë ndeshje në Peru në dhjetor, katalanasit do të fitojnë 8 milionë euro për një ndeshje

Barcelona po finalizon planet për një ndeshje miqësore në Peru në dhjetor për të kompensuar humbjen financiare për shkak të duelit të anuluar në Miami kundër Villarreal. Barcelona shpreson të fitojë shtatë deri në tetë milionë euro nga një ndeshje e mundshme miqësore në Peru, e cila do të ishte e rëndësishme për klubin ndërsa përpiqet të stabilizojë rrjedhën e të ardhurave. Klubi katalanas kishte ndërmend të luante një ndeshje kampionati kundër Villarreal më 20 dhjetor në stadiumin Hard Rock në Miami, mori leje nga La Liga, por planet u braktisën pas kritikave të shumta nga klubet, lojtarët dhe tifozët dhe vetë organizatori. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/