Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
KATEGORIA E PARË: Skënderbeu pëson humbjen e parë, Besa e bën sefte
29 Tetor 2025 16:28 Telesport Java e 9-të e kampionatit “Kategoria e Parë” u mbyll këtë të mërkurë. Takimi hapës i kësaj jave, Apolonia – Iliria përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Në 5 ndeshjet e tjera të luajtura ditën e sotme, Besa arriti fitoren e parë në kampionat nën drejtimin e Shpëtim Duros, duke mposhtur Kukësin me shifrat Pogradeci fitoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Korabit, ndërsa Kastrioti mundi Skënderbeun me shifrat 3-2. Dy takimet e tjera, AF Luftëtari – KF Laçi dhe Burreli – Lushnja përfunduan 0-0. Java 9 Apolonia 0–0 Iliria AF Luftëtari 0–0 Laçi Besa 3–1 Kukësi Kastrioti 3–2 Skënderbeu Korabi 1–2 Pogradeci Burreli 0–0 Lushnja