Burimi: 
								Telesport.al
								
							 
                                
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Vllaznia e Pogradeci reagojnë dhe saktësojnë se dyshojnë për doping: Nuk kërkuam kurrë në Federatë një test gjinie
                            Çështja e ditëve të fundit që ka shpërthyer në sportin shqiptar në lidhje me volejbollisten braziliane Nayara Ferreria, që luan në Superligë me ekipin e Dinamos, ka marrë sot një rrjedhë tjetër. Ajo është pezulluar pa afat nga Federata Shqiptare e Volejbollit, pas dyshimeve që dy klube, më saktësisht Pogradeci e Vllaznia, kanë ngritur në lidhje me lojtaren. Këto dy klube, përmes postimeve në rrjetet sociale, kanë saktësuar se nuk kanë kërkuar asnjë test gjinie, por një kontroll apo test fiziologjik. Dyshimi i këtyre dy klubeve është se Ferreira mund të përdorë substanca të ndaluara (doping), përfshi edhe ato që sjellin rritjen e hormoneve. Sipas tyre, kjo do të sillte një rritje të perfomancës së lojtares dhe një konkurrim në kushte te pabarabarta. Këtë gjë...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   