Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Gabbia: Ky Milan ka potencial për më shumë se barazimi, duhet të rikthehemi te fitorja
Një tjetër barazim për Milan në kampionat, 1-1 ndaj Atalanta këtë mesjavë, një rezultat që mban skuadrën kuqezi në vendin e tretë. “Duhet ta analizojmë ndeshjen në tërësi. Në pjesën e parë, mund të kishim bërë më mirë teknikisht në zhvillimin e lojës sonë”, tha Matteo Gabbia. Më tej, mbrojtësi kuqezi shtoi: “Numri i gabimeve teknike ishte shumë i lartë për lojtarët që jemi. Pjesa e dytë ishte më e mirë; zhvilluam lëvizje më të mira. Ekipi është i bashkuar në të dyja fazat.” “Gjithashtu, duhet t’i japim merita kundërshtarit tonë. Duhet të vazhdojmë në rrugën tonë, kjo ndeshje nuk na lë të lumtur. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u përmirësuar dhe për t’u rikthyer te fitoret”, tha Gabbia. “Kjo skuadër sigurisht që...