Dinamo përplaset me FSHV për çështjen e gjinisë së lojtares dhe liston parregullistë e kryera nga Federata

Dinamo përplaset me FSHV për çështjen e gjinisë së lojtares dhe liston parregullistë e kryera nga Federata

Vijon debate në lidhje me çështjen e volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, që luan me Dinamon në Superligë, por është e pezulluar prej gati 3 javësh nga FSHV. Kjo e fundit i kërkon lojtares 32-vjeçare që të bëjë testin e gjinisë, pas ankesës së dy klubeve të tjera të kampionatit. Klubi Dinamo, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, vijon të akuzojë FSHV-në për diskriminim. “Një kërkesë absurde dhe cënuese ndaj dinjitetit të një lojtareje me karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare, të federuar zyrtarisht nga FIVB dhe pjesëmarrëse në kampionate të njohura në Evropë, Amerikë, Bashkimin Europian dhe madje edhe në vendet e Lindjes së Mesme”, thuhet në deklaratë. Klubi publikon një listë parregullsish të kryera nga FSHV: “Ne kërkojmë reflektim prej saj dhe kemi shprehur në...