31 vjet burg? Prokuroria kërkon edhe gjashtë vite për Hashim Thaçin

31 vjet burg? Prokuroria kërkon edhe gjashtë vite për Hashim Thaçin

Hashim Thaçi KOSOVË-Prokuroria e Specializuar ka kërkuar gjashtë vite burg për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ish-presidenti Thaçi, mund të përballet me dënim e dytë në procesin për pengim të drejtësisë, krahas dënimit prej 25 vjetësh që iu njoftua nga Gjykata Speciale në Hagë më 16 shtator në rastin kryesor për krime lufte. Pranimi i kësaj kërkese do ta çonte në 31 vjet shumën e dy dënimeve të mundshme për Thaçin. Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për një skenar të mundshëm, pasi vendimi varet nga gjykata dhe nga hapat eventualë të ankimit. Procesi për pengim të drejtësisë përfundoi më 14 shtator, ndërsa gjykata ende nuk ka bërë të ditur datën e shpalljes së aktgjykimit. Në parashtresën përfundimtare për çështjen e njohur si rasti 12, Prokuroria ka kërkuar...