‘31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë’, QKB: Një nga performancat më të larta të viteve të fundit

‘31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë’, QKB: Një nga performancat më të larta të viteve të fundit

Qendra Kombëtare e Biznesit përmes një njoftimi ka bërë me dije se 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor para se të mbaronte afati i përcaktuar. Sipas statistikave të bëra nga QKB rezuolton se për herë të parë mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit duke shënuar një nga performancat më të larta të viteve të fundit. 31 korriku ishte data e fundit ku bizneset duhet të dorëzonin online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. Më herët QKB i ka paralajmëruar bizneset se ata që nuk e dorëzonin në këtë datë do të gjobiten në vlerën 60 mijë lekë....