Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Jashtë fushave për disa muaj, Real Madrid mbetet pa kapitenin
Real Madrid do të humbasë shërbimet e Dani Carvajal për disa muaj. Klubi i Los Blancos shkruan se mbrojtësi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e djathtë. “Kapiteni ynë Dani Carvajal i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale artroskopike në gjurin e djathtë. Operacioni u krye nga Dr. Manuel Leyes nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të Real Madridit. Carvajal do të fillojë rikuperimin e tij në ditët në vijim”, shkroi Real Madridi në një deklaratë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb