‘Ndihmon politikanët gjakatarë’, profili i ‘Politico’ për Paul Manafort, konsulentin amerikan të Berishës më 11 Maj

‘Ndihmon politikanët gjakatarë’, profili i ‘Politico’ për Paul Manafort, konsulentin amerikan të Berishës më 11 Maj

Media ndërkombëtare Politico i ka dedikuar një artikull të gjatë Paul Manafort, konsulentit amerikan që Sali Berisha mbajti pas vetes gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit, në përpjekje për t’i bindur votuesit se marrëdhëniet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë ende aktive dhe të shëndetshme. Në profilin e Politicos për Paul Manafort, theksohet se në thelb të punës së tij ndër vite si konsulent kanë qenë gjithmonë përpjekjet për t’i bërë “makiazh” figurave politike të konsumuara nëpër botë, apo liderëve gjakatarë dhe të përjashtuar politikisht nga qytetarët e vendeve të tyre. Politico analizon fushatën e Berishës dhe rolin që Manafort luajti pranë liderit demokrat, bashkë me të tjerë si Chris LaCivita dhe Philip Griffin. Në artikull theksohet se qartë se...