Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U akuzua për trafik ndërkombëtar droge, GJKKO jep vendimin për Ervis Cvilon
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për çështjen penale në ngarkim të Ervis Cvilos, i akuzuar për veprimtari të lidhura me trafikimin e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte ngritur ndaj Cvilos akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.Procesi gjyqësor u zhvillua me procedurë të shkurtuar, dhe në përfundim të tij, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca, vendosi: Pushimin e akuzës për “Trafikim narkotikësh në formën...