Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sot seanca paraprake, Erion Veliaj ndërron avokat
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një ndryshim në ekipin e tij ligjor, vetëm pak orë para zhvillimit të seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme. Burime nga mbrojtja bëjnë me dije se avokati Artan Gjermeni do të jetë përfaqësuesi i ri ligjor i Veliajt, duke u bashkuar me avokatin Ermir Beta, që ka qenë pjesë e mbrojtjes që prej nisjes së hetimeve. Sot pritet të mbahet seanca paraprake për dosjen që përfshin ish-kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe disa persona të tjerë. Në këtë seancë, gjykata do të shqyrtojë akuzat penale që rëndojnë ndaj Veliajt dhe do të vendosë nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim. Seanca e mëparshme u shty pas bojkoti të avokatëve, në shenjë proteste...