Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Frikë e madhe për Paolo Maldini, vëllai bën aksident me makinë. Përfundoi me urgjencë në spital
28 Tetor 2025 10:11 Alfred Lleshi Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për Alessandro Maldini, vëllain e vogël të ish-kapitenit të Milanit, Paolo Maldini. 55-vjeçari u përfshi në një aksident rrugor rreth orës 13:00 në “Via Faruffini”, në këndin me “Via Correggio” në Milano. Sipas informacioneve të para, Alessandro po udhëtonte në “Via Previati” drejt “Via Sanzio”, kur humbi kontrollin e makinës, ndoshta për shkak të një dhimbjeje të papritur, duke goditur katër makina të parkuara. Në vendngjarje intervenuan shërbimet e urgjencës 118 dhe policia lokale. Alessandro u transportua në gjendje të kodit të verdhë në spitalin “San Carlo”, ku iu nënshtrua kontrolleve mjekësore. Pas lajmit, Paolo Maldini, 57 vjeç, shkoi vetë për t’u siguruar rreth gjendjes së të vëllait. Alessandro ka jetuar gjithmonë larg...