Vlerësimi/ Nazmi Gripshi fiton “Këpucën e Artë” në Kazakistan

Vlerësimi/ Nazmi Gripshi fiton “Këpucën e Artë” në Kazakistan

Nga lojtarët që luajnë jashtë vendit, më pak vëmendje marrin futbollistët që luajnë në disa kampionate të lindjes, kjo për shkak se niveli i kampionateve nuk është i njëjtë me atë të vendeve të zhvilluara europiane dhe mbulimi mediatike duket tepër i vështirë. Ndërkohë, ka plot elementë që kanë spikatur nga Ukraina, Rusia, Azerbajxhani e deri në Kazakistan e Uzbekistan. Njëri prej tyre, po jeton momentin e tij. Nazmi Gripshi është protagonist i një arritjeje të madhe, pasi fitoi Këpucën e Artë në Premier Ligën e Kazakistanit. Sulmuesi i zbuluar së fundmi nga Silvinjo, që e ftoi në kombëtare për ndeshjet ndaj Serbisë e Jordanisë, e mbylli sezonin si shënuesi më i mirë i kampionatit kazak me 16 gola. Kjo, në 26 ndeshje që ishte...