Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Shqiptari terrorizon qytetarët grek: Përplas me qëllim makinat gjatë lëvizjes
Një 32-vjeçar shqiptar ka terrorizuar qytetarët grek në autostradën VOAK në Greqi, pasi teksa drejtonte një makinë tip “Chevrolet”, nisi të përplasej me shpejtësi të lartë dhe me qëllim ndaj automjeteve që lëviznin përpara tij, duke rrezikuar seriozisht jetën e dhjetëra drejtuesve e pasagjerëve. Sipas dëshmitarëve, makina e zezë përplasej “si raketë” në pjesën e pasme të automjeteve të tjera, duke bërë që disa prej tyre të devijonin nga rruga, të godisnin mbrojtëset anësore apo ndarëset qendrore të autostradës. Mësohet se tetë automjete u goditën gjatë incidentit, përfshirë makina me turistë, disa prej të cilave ishin me qira. “Donte të na vriste. E ndjemë. Përpiqej të ‘ngjitej’ mbi makinën tonë,” tha mes lotësh një turiste që ndodhej me pushime në Kretë. “E pashë nga pasqyrat...