Prapaskenat e shkarkimit të trajnerit të njohur: Sherri me lojtarët në dhomat e zhveshjes “mbushi kupën”

Prapaskenat e shkarkimit të trajnerit të njohur: Sherri me lojtarët në dhomat e zhveshjes “mbushi kupën”

Igor Tudor është shkarkuar sot nga drejtimi i skuadrës së Juventusit, por lajmi ishte “në ajër” që pas ndeshjes së humbur ndaj Lacios në natën e të dielës. Ekipi nuk dha sinjalet që priteshin dhe tekniku nuk u duk shumë i qetë pas sfidës së humbur me shifrat 1-0. Të gjithave i është shtuar edhe një situatë e pazakontë që është zhvilluar në pushimin e ndeshjes së luajtur në stadiumin “Olimpico”. Sipas mediave italiane, në dhomat e zhveshjeve, Tudor kishte një përballje shumë të ndezur me lojtarët e tij, për paraqitjen që kishin dhuruar në fraksionin e parë të lojës. Sigurisht, nuk ishte ajo që vendosi shkarkimin e kroatit, por është e qartë se situata ishte bërë e papërballueshme dhe se e vetmja zgjidhje ishte...