Inter “çmendet” pas yllit të rivalëve, gati oferta 58 milionë euro

Inter “çmendet” pas yllit të rivalëve, gati oferta 58 milionë euro

27 Tetor 2025 18:15 Telesport Nico Paz është një nga futbollistët e rinj më të mirë jo vetëm në Serie A, ku po shkëlqen te Como, por një nga më të mirët e momentit në gjithë botën. Forma e jashtëzakonshme e yllit argjentinas ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Paz ka shënuar edhe 4 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 9 ndeshje këtë sezon. Mediet argjentinase raportojnë se është Inter së fundmi që është futur fuqishëm në garë për të transferuar Nico Paz në merkaton e ardhshme. Sipas raportimeve në fjalë, zikaltrit po përgatisin një ofertë bindëse për 21-vjeçarin, e cila thuhet se të jetë 58 milionë euro. Fati i Nico Paz do të vendoset në verën e ardhshme nga Real Madridi,...