Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Plas skandali i madh në Turqi. Mbi 350 arbitra të përfshirë në baste, 150 prej tyre luajnë bixhoz rregullisht
27 Tetor 2025 18:54 Telesport Një skandal i madh ka tronditur Turqinë së fundmi. Një numër i madh arbitrash kanë rezultuar të përfshirë në baste sportive, shumë prej tyre luajnë rregullisht. Federata e Futbollit e Turqisë thotë se do të nisë procedura disiplinore pasi qindra gjyqtarë profesionistë ndeshjesh u gjetën të kenë llogari bastesh. Një hetim pesëvjeçar zbuloi se 371 nga 571 gjyqtarë ndeshjesh kanë llogari bastesh, 152 prej tyre që luajnë bixhoz rregullisht.. Ndërsa disa kishin vënë baste vetëm një herë, 42 kishin vënë baste në më shumë se 1,000 ndeshje futbolli dhe një gjyqtar që u zbulua se kishte vendosur 18,227 baste. Duke folur në një konferencë për mediat në Stamboll, presidenti i federatës turke të futbollit (TFF) Ibrahim Ethem Haciosmanoglu, nuk i...